Greqia regjistroi 262 raste të reja, duke shënuar dhe ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19.
Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 6177.
Në 24 orët e fundit u kryen mbi 11 mijë teste, që sipas ekspertëve nuk janë aq shumë sa për të justifikuar shpërthimin e infektimeve të reja.
Autoritet shëndetësore bënë gjithashtu të ditur se 4 persona të tjerë kishin ndërruar jetë duke e çuar numrin total të viktimave në 220.