Zajko gënjeshtari mori dje mandatin nga presidenti i vendit për formimin e qeverisë së re.
Kush nga partitë shqiptare do flirtoj në bordellon qeveritare edhe për katër vjet me demagogun Zajko pritet mësohet më së voni deri në fund të javës tjetër.
Çfarë do ndryshojë në aspektin ekonomik dhe politik në mbarë vendin tanimë është dëshmuar se me këta koka liderësh që përfaqësojnë nacionalshovinizmin sllavo-maqedon ndaj shqiptarëve do të ngelim edhe më tej bashkësi e shifrave.
Partitë shqiptare e kanë hallin te kulaçi qeveritar dhe i harrojnë shpejt premtimet dhe zotimet e tyre ndaj shqiptarëve që i bëjnë në çdo cikël zgjedhore.
Cilado parti shqiptare që do të marrë pjesë në koalicionin qeveritar e ka ”davanë” të humbur me kryeministrin në kërkesat e tyre lypsare për më shumë të drejta.
Lypsari kërkon vetëm lëmoshë ndërsa partneri qeveritar serioz ka kushte dhe ato i mbron deri në fund, gjë që nuk ndodh me partitë shqiptare të paktën që nga konflikti i 2001, kur shqiptarët përmes përfaqësuesve dezertorë të çështjes shqiptare pranuan statusin denigrues si popull nomad pa emër dhe pa identitet.
Këto janë partitë shqiptare që na duken herë europiane herë nacionaliste me paraqitjet e tyre por që në fakt janë servile të një sistemi që shiten për një kockë të pushtetit.
Kjo do të jetë qeveria e radhës me kryeministër Zajkon, benjaminin e Gligorovit që nuk do lejojë të ndryshohet kushtetuta dhe statusi politik i shqiptarëve në këtë vend të pabarazisë nacionale, ku ata do të vazhdojnë të ruajnë supremacinë si element shoven dhe racist ndaj shqiptarëve përmes kushtetutës dhe ligjeve.
Kushdo që ka akoma mban shpresa se mbase ndërkombëtarët do ta detyrojnë kryeministrin Zajko të bëj lëshime me barazinë e statusit ndaj shqiptarëve me kushtin e hapjes së negociatave është i gabuar.
Zoran Zaev është pasardhës i shkollës së Gligorovit dhe nuk do të lëshojë pe ndaj kërkesave lypsare të partiçkave tona në qeverinë e tij të koalicionit.
Ai tashmë e ka dëshmuar antishqiptarizmin ku u deklarua hapur se mbronte të drejtën e trashëgimisë serbe mbi Kosovën pasi serbët siç tha ai i kishte vëllezër të një gjaku sllav.
Zoran Zaev është përfaqësues i pansllavizmit në MV dhe jo një kryeministër që përfaqëson mozaikun bashkësive etnike në këtë vend të çudirave. Brenda kësaj qeverie të koalicionit do kemi servilë të partive shqiptare që nuk përfaqësojnë shqiptarët dhe interesat tona por veten e tyre, ndaj edhe këto katër vite janë të humbura për shqiptarët.
Shqiptarët e MV kanë nevojë për një subjekt politik që do t’i mbrojë dinjitetin dhe barazinë nacionale dhe jo për qylaxhinj që presin në radhë për një kockë pushteti.
Derisa nuk do kemi një forcë politike të popullit për popullin shqiptarët do vazhdojnë të luten për një jetë më të mirë!