NP Rrugët e Maqedonisë dega Shkup duke filluar prej sot do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) të rrugës rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë.
Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10.00 – 16.00 kur komunikacioni do të ndërpritet.
Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizim i komunikacionit.