Pendarovski-Bezhoska: Sa më shpejtë të dëmshpërblehen deponentët nga “Eurostadard Banka”

Të gjitha institucionet kompetente të bëjnë përpjekje maksimale për kompensimin e deponentëve, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me guvernatoren e Bankës popullore, Anita Angellovska – Bezhoska e cila e in formoi për mbylljen e SHA “Eurostandard Banka”.

Marketing

Guvernatorja e informoi Pendarovskin edhe për aktivitetet të cilat në mënyrë të koordinuar dhe intensive po ndërmerren për kompensimin e deponentëve të fillojë në afatet ligjore, por edhe më herët.

“Pendarovski dhe ANgellovska-Bezhoska theksoi se është me rëndësi të bëhen përpjekje maksimale për fillim sa më të shpejtë të pagesës së kompensimit të qytetarëve nga ana e Fondit për sigurim të depoziteve, dhe para afatit të paraparë ligjor prej 20 ditëve”., qëndron në kumtesën nga Kabineti i Pendarovskit.

Pendarovski në takim shfaqi pritje se sistemi bankar edhe më tej do të jetë stabil. Përmendi edhe se është posaçërisht me rëndësi që Banka popullore të vazhdojë me realizimin e suksesshëm të qëllimeve dhe detyrave të veta ligjore, duke dhënë investim kyç për politikë të suksesshme monetare, për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit.