Grubi: Demantojmë për arritje të marrëveshjes. Bisedimet vazhdojnë

Në prononcimet ekskluzive për gazetën KOHA, sekretari organizativ i BDI Artan Grubi dhe lideri i LSDM Zoran Zaev demantojnë lajmet që po rrjedhin mbi arritjen e një marrëveshje për koalicion mes BDI-së dhe LSDM-së duke thënë se nuk janë të vërteta edhe pse është shkruar që modeli i qeverisjes të jetë 3+1 për postin e kryeministrit, por duke thënë se bisedimet janë duke u zhvilluar akoma dhe se deri më tash nuk ka asnjë gjë konkrete, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

“Akoma nuk është arritur marrëveshje midis LSDM dhe BDI. Lajmet e vazhdueshme të rreme të prodhuara nga nëpërkëmbëzat opozitare shqiptare po rrënojnë pozitat negociuese të BDI dhe të shqiptarëve sepse po bëhen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë brenda rradhëve të tyre për dështimin në zgjedhje dhe mashtrimin e votuesve”, kështu thekson Artan Grubi nga BDI për gazetën KOHA, ndërkohë që të njejtën gjë e demantojnë dhe nga ana e LSDM-së.

Kreu i LSDM-së në një prononcim për gazetën KOHA thotë se lajmi i liferuara për arritjen e marrëveshjes për postin e kryeministrit nuk është i vërtetë. “Nuk është e vërtetë. Bisedimet vazhdojnë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.