Përbërja e re parlamentare pa dominim të theksuar të ndonjrës parti premton për një funkionim më të mirë të parlamentit.
Shumica e re parlamentare por edhe opozita në përbërje të cilado partive, pritet të sjellin një jetë dinamike por edhe të ashpër në skenën parlamentare, vlerëson profesori universitar, Qani Nuhiu.
Sipas tij funksionimi i tillë i parlamentit si pasojë e rezultatave të përtafërta nga zgjedhjet e 15 korrikut mund të jetë e shëndetshme për demokracinë parlamentare dhe vendimarrjen.
“Nuk kemi parti dominante, por kanë rezultate të partive të përafërta njëra me tjetrën qoftë në bllokun politik maqedonas por edhe në bllokun politik shqiptar, ashtuqë pres një jetë parlamentare dinamike që cilado që të jetë shumica që do të themelohet besoj se do të ketë një opozitë të fortë dhe do të kemi një luftë politike kushtimisht thënë edhe të ashpër në parlament në momente pasi shumica që do të del, cilado që të jetë nuk do të jetë me dallim të madh për nga numrat vizavi opozitës.” – tha profesori universitar, Qani Nuhiu.
Parlamenti në seancën konstituive vërtetoi mandatet e deputetëve, por ende nuk është zgjedhur kryeparlamentari.