Konsultime për Qeveri të re: LSDM dhe BDI punojnë në harmonizim të zgjedhjeve për programin qeveritar

Sekretarët e përgjithshëm të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë fundjavës i vazhdojnë konsultimet intensive dhe punën e arritjes së marrëveshjes të koalicionit midis Koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM dhe BDI për formim të qeverisë së re me mandat katërvjeçar.

Marketing

Të dy partitë politike informuan se pas vërtetimit të parimeve dhe përcaktimeve të koalicionit, ekipet negociuese punojnë në harmonizim të programeve zgjedhore të të dy partive politike në propozim-programin për punë të Qeverisë së ardhshme eventuale.

Filloi edhe procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar”, kumtuan LSDM dhe BDI.

Të dy partitë politike potencojnë se informatat e vetme të sakta rreth konsultimeve janë ato vetëm nga personat zyrtar partiak të përfshirë në negociata.

Konsultimet midis dy partive politike, filluan prejse të enjten shefi i shtetit Stevo Pendarovski ia ndau mandatin për formim të qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

T mobile In article [1]
Bisedat midis dy partive politike filluan të enjten pasdite, pas dorëzimit të mandatit, me takim treorësh të Zaevit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, e cila në kumtesë të përbashkët ishte vlerësuar si konstruktiv dhe produktiv dhe në të cilën janë arritur bazat për “përparim ndaj marrëveshjes së koalicionit për Qeveri të re e vropiane përkushtuar integrimeve evropiane, ekonomisë, barazisë dhe qeverisjes të së drejtës”.

BDI -ja nga ana e saj kumtoi se bisedat për formim të koalicionit qeveritar me LSDM-në zhvillohen në nivele të ndryshme partiake, duke shprehur bindje se do të arrijnë marrëveshje përfundimtare dhe Qeveri me mandat të tërësishëm katër vjeçar, e cila do të votohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneriteti me aleatët euroatlantik.

Derisa zgjasin konsultimet për formim të qeverisë së re, VMRO-DPMNE edhe më tutje insiston në qëndrimin e saj se dorëzimi i mandatit nga ana e presidentit Pendarovski ka qenë kundërkushtetues.

Zëdhënësi qeveritar Dimçe Arsovski dje në konferencën për shtyp paralajmëroi se mendon për ngritje të iniciativës për hulumtim të kushtetutshmërisë të procedurës së shefit të shtetit.

“Gjithmonë kur do të shkelet Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese obligohet të dalë dhe ta mbrojë Kushtetutën, ashtu që mendojmë për iniciativë kushtetuese dhe shumë shpejtë do të kuptohet hapi konkret në lidhje me dorëzimin e së njëjtës”, theksoi Arsovski.