Covid-19 në Tetovë, shtohet numri i personave të infektuar nga dasmat

Rritet numri i vatrave të infektimeve në familje në rajonin e Tetovës. Shkak për këtë, sipas mjekëve, janë dasmat dhe ahengjet tjera familjare, në të cilat grumbullohen më shumë se pesëdhjetë persona. Mjekët bëjnë thirrje që në dasma, të marrin pjesë sa më pak persona.

Marketing

Prej restoranteve kanë kaluar nëpër shtëpi dhe nga aty del se numri rritet, edhe atë në masë të madhe rritet. Tanimë duke marrë një anamnezë më të detajuar, më të thellë, tregojnë pacientët se kontaktet e tyre i kanë pasur pikërisht në ahengje të ndryshme apo nëpër tubimet e varrimeve sepse ne e dimë tradita jonë është që të shkohet në ngushëllime apo varrime në numër të madh”-tha Bekim Ismaili, mjek amë.

Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, apelojnë qytetarët që të lajmërojnë në polici dasmat e tyre sepse në të kundërtën do të përballen me ligjin.

Lajmërohen qytetarët që kanë ahengjet e tyre, të njëjtat ti paraqesin në numrin 192 apo në stacionin më të afërt të rajonit që i takon me çka policia bën kontrolle nëse respektohen protokollet qeveritare lidhur me organizimin e ahengjeve familjare”-pohoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përveç tubimeve nëpër dasma, ditëve të fundit janë kthyer edhe dyndjet përpara bankave.

“Neve e respektojmë por ka që nuk e respektojnë. Duhet të rregullohet kjo se këtu është burim i korona virusit dhe nuk kemi si të mbrohemi. Unë jam largu por ka që rrinë grumbull atje dhe nuk respektojnë masat që duhet respektuar”.