Pesë viktima dhe 87 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë

Sërish bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra.

Marketing

Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.

Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72 vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57 vjeçe.Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 12739 persona. 9174 pacientë janë shëruar kurse 544 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi numëron 3021 raste aktive me Covid-19.