Filipçe: Orë policore,nëse situata epidemiologjike përkeqësohet gjatë vjeshtës!

Institucionet shëndetësore në vend po përgatisin skenarët e mundshëm nëse situata epidemiologjike përkeqësohet gjatë vjeshtës. Madje, ministri Filipçe thotë se po shqyrtohet mundësia për rikthim të masave kufizuese në ato pjesë të vendit ku situata është më e rëndë. Siç theksoi Filipçe, një nga masat që mund të rikthehet është ora policore.

Marketing

Ne kemi një plan për kufizime shtesë në përputhje me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë kufizime shtesë në rajone ku ka një rritje të numrit të pacientëve ose ekziston një rrezik i mundshëm. Parashikim të sigurtë nuk mund të japë askush, sepse asnjë nga vendet e rajonit dhe në Evropë nuk ka pasur pandemi në vjeshtë”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë në një intervistë ka përsëritur qëndrimin e tij se numri i lartë i të infektuarve është rezultat i mosrespektimit të masave mbrojtëse.

Ekziston një pjesë serioze e qytetarëve që i respektojnë masat, por ekziston edhe një pjesë serioze që nuk i respektojnë. Kjo krizë shëndetësore na ka detyruar të jetojmë me disa rregulla dhe është shumë e rëndësishme për qytetarët të kuptojnë se kjo po bëhet pjesë e kulturës shëndetësore. Ka ankesa të vazhdueshme, ka shembuj, ka njerëz me një formë të rëndë të sëmundjes, ka njerëz që kanë humbur anëtarët e ngushtë të familjes”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Që nga fillimi i Pandemisë personeli mjekësor në të gjithë vendin ka punuar pothuajse pa pushime dhe me turne të zgjatura, ndërsa as ata nuk kanë qenë imunin ndaj Koronavirusit.

Deri më 2 gusht numri i rasteve aktive me të infektuar nga personeli mjekësorë ishte 144. Që nga fillimi i pandemisë 718 pjesëtarë të personelit mjekësorë janë infektuar nga virusi korona. 570 prej tyre janë shëruar.