Me një lojtar më pak, arkëtuam tri pikët e para të sezonit të ri

Pas barazimit në javën e parë me Shkëndijën, Shkupi shënoi fitoren e parë të sezonit të ri edhe atë në derbin e vogël të qytetit kundër Makedonija Gj.P. 3-1 (1-0) në Çair.

Marketing

Ky rezultat e çoi skuadrën e trajneri Bajrami në pozitën e dytë në tabelën. Pjesa e parë solli dominimin e skuadrës nga tonë, duke kaluar shumë shpejtë në epërsi. Që në fillim, ata sulmuan kundërshtarin dhe arritën epërsinë e dëshiruar. Pas një aksioni nga krahu i djathtë, një krosim u dërgua nga Ademi, i cili u gjeti Faton Jusufin dhe ai e ktheu lehtësisht në gol (1-0).

Mysafirët nga Gjorçe Petrovi ishin në pritje të një shansit nga kundërsulmet, megjithëse në pushim u shkua me rezultatin 1-0.

Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta filloi me iniciativën e Shkupit. Jusufi përsëri u gjend në një situatë premtuese dhe vet para porte, por nuk realizoi.

Në minutën e 54, pas një krosimi mbrojta e Shkupit tentoi të pastron topin nga zona e rrezikut, kur me kokë kërcyen Neto dhe Diak, e këtë të fundit pa dashje e prek topi në dorë, që arbitri Marjan Mladenovski të tregojë në pikën e bardhë për mysafirët, ndërsa realizues i saktë u tregua Emini.

Vetëm 20 minuta para fundit, arbitri Mladenovski i dha kartonin e dytë të verdhë Ilirid Ademit, që Shkupi të vazhdon me një futbollist më pak. Por kjo nuk bëri që bardhekaltërit të dorëzohen përkundrazi ata shtuan ritmin me aksione të shpejta. Pas një asistim të arbitrit ndihmës, Mladenovski tregoi në pikën e bardhë pasi më parë Gudiabi ishte ndalur në mënyrë të palejuar. Golashënues ishte Dembo Darboe, i cili solli avantazh të rëndësishëm në minutën e 76-të.

Mysafirët u përpoq të shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë deri në fund. Por, ata hasën në një mbrojtje të fortë dhe të organizuar, i cili arriti me të gjitha forcat të festojë triumfin debutues në sezonin e ri, ndërsa një aksion i nisur nga Freddy Alvarez, të cilin në gol e shndërroi Diak.

Në javën e tretë Shkupin do të udhëtojë në Strumicë te Bellasica.