Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri më 20 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 26 deri më 31 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe reshje lokale të shiut. Ditën e mërkurë moti në disa pjesë do të jetë i paqëndrueshëm.
Moti pritet të stabilizohet gjatë fundjavës së ardhshme.