Shqiptarët edhe këtë herë do jenë pa një opozitë qoftë edhe nëse vërtetë ASH dhe AAA mbeten aty për katër vite.Ata nuk janë mësuar pa pushtet dhe si të tilla ata edhe nuk dijnë t’a bëjnë opozitarizmin e vërtetë edhe përskaj dëshirës që të jenë në pushtet me çdo çmim dhe pa asnjë kusht për palën tjetër.Ata zhurmojnë vetëm kur ka zgjedhje dhe në këto të fundit u morrën vetëm me BDI në.Partia e Ahmetit nuk u morr fare me ta.
Dhe tani në procesin e bisedimeve për qeverinë e re,qëndrimi nëpër korridoret e partive maqedonase tregon në mënyrë të pacipë se ç’farë në fakt janë në gjendje të bëjnë si humbës , vetëm për të ulur pazarin e negociatave të BDI së për kryeministrin shqiptar dhe jo vetëm.
Kjo lloj opozite kontradiktore që armiqtë i sheh vetëm te shqiptarët është e mbushur plot mllef që gjenezën e ka te humbjet serike.
Gjëja tjetër kontradiktore është kryeministri shqiptar që nuk e duan dhe vëndojnë “kushte”se nëse nuk bëhet atëherë BDI të shkojë sipas tyre në opozitë.BDI s’ka nevojë për deputetë të tjerë sepse ka mjaftueshëm të vetët dhe ka popullin në anën e vet.
Këto teke të ulëta të këtij veprimi të ulët dhe adoleshent të kësaj opozite të bashkuar nga zorti,i gjen vetëm tek këta “Eskilë” që janë humbës të përhershëm dhe arsyetimin pandërprerë e kanë armë për të vazhduar rrugëtimin politik.Kjo opozitë do që të duket gjigande por është humbëse dhe populli nuk i dha fitoren duke i’a prerë ëndrrën e pushtetit pa të cilin avanturierët e partive nuk mund të ecin më tej në politikë.
Populli nuk u dha fitoren sepse ata nuk duan të çojnë në Qeveri parti me ide lokaliste dhe që negociatat e tyre të vetme janë për pushtet pa një qëllim,pa një kauzë dhe pa asnjë kusht.
E vërteta e madhe për t’a është se ata nuk kanë qenë kurrë opozitë sepse kanë bredhur gjithnjë në korridoret e partive maqedonase për të kërkuar lëmoshë pushteti ndërsa këtë të fundit kurrë se kanë trazuar sepse reagimi i tyre i vetëm për tre vitet e kaluara ka qenë ndonjë komunikatë nga selia partiake.BDI është dashur të bëjë edhe pushtetin edhe opozitën.Koment: Tetovasot