Zhbogar me 30 fotografi në Tuiter e numëron përfundimin e mandatit të tij

Euroambasadori Samuel Zhbogar filloi të numërojë largimin e tij nga detyra në vendin tonë, duke paralajmëruar në Tuiter se gjatë 30 ditëve të ardhshme do të publikojë një seri fotografish të cilët e reflektojnë mandatin e tij katëvjeçar.

Marketing

“Më datën 31 po largohem. Jam i entuziazmuar që kthehem në shtëpi, por në të njëjtën kohë jam mbingarkuar me emocione për kohën që e lë pas. Me 30 foto do të llogaris kohën dhe do të kthehem në kujtimet e katër viteve të kaluara. 1/30”, ka shkruar Zhbogar në Tuiter.

Samuel Zbogar ka qenë ambasadori i BE-së në vendin tonë që nga 1 shtatori i vitit 2016, kur zëvendësoi ish-shefin e delegacionit të BE-së Aivo Orav.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe politikën e sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Zhozep Borrell në qershor të këtij viti e nominoi Dejvid Ger si shef të ri të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, i cili duhej të zëvendësojë Zhbogarin.