A do t’i prijë Arsim Sinani “Vetëvendosjes” në Maqedoninë e Veriut?

Referuar disa burimeve anonime merret vesh se njeriu i parë që do të nisë aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup do të jetë profesori universitar dhe analisti politik Arsim Sinani.

Marketing

Ndryshe Arsim Sinani një kohë të gjatë ka punuar pas luftes së Kosovës në gazetën Epoka e Re. Ai është doktor në Shkenca Politike dhe ka qenë njëri ndër zërat më kritik ndaj BDI-së në pushtet.

Për disa kohë Arsim Sinani ishte analist politik në emisionet politike të TV21 Maqedoni. Më herët ishte zëdhënës i Universitetit Shtetëror të Tetovës me rektor Sadi Bexhetin. Sinani vjen nga një familje e shquar patriotike nga Tetova, është djali i të ndjerit Ramadan Sinani, ish i burgosur politik, profesor universitar, publicist dhe poet. Kjo familje dha për kombin një dëshmor djalin Visar Sinanin gjatë rastit të Brodecit, i vrarë nga forcat policore maqedonase. Ai ishte student i Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Shtritrja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut ka qenë ndër temat më të përfolura në vend para dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Gjitha ishin spekulime, deri ne momentin ku vet kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti në një tubim me aktivist të tij tregoi se partia e tij do të shtrihet edhe në Maqedoni, pas hapjes së zyrës në Shqipëri.

Sipas VV-së dhe Kurtit, synimi i tyre kryesorë është që të kenë shtrirje gjithandej ka jetojnë shqiptarët. Por, kush do të jenë nismëtarët e Lëvizjes në RMV? Edhe pse fillimisht është përfolur e do të ketë figura të ndryshme dhe të reja që do të jenë “truri” i partisë.

Përveç Sinanit sipas burimeve në këtë nismë do të ketë edhe emra të tjerë dhe zyrtartisht mësohet se do të jenë edhe ish deputeti i PDSH-së, Bekim Qoku njëherit edhe anëtar i ASH-së së Ziadin Selës.

Më herët shtrirjen e VV-së në vend para disa muajve e komentuan edhe subjektet politike. BDI tha se skena politike është e hapur, por vota shqiptare është mjaft e coptuar në Maqedoni dhe se ardhja e tyre, do të mundësonte edhe më shumë copëtimin e saj.

Ndërkaq, Lëvizja BESA pati deklaruar se nuk kanë dëgjuar për një iniciativë të tillë, por edhe nëse ka është e drejt legjitime dhe demokratike që të garohet në një proces zgjedhor. ASH-ja e Selës e cilësoi si “lajm të mirë” shtrirjen e tyre, duke i uruaru mirëseardhje. Gazeta Express,