Barcelona ka marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin Quique Setien.
Që nga humbja nga Bayern Munich thuhej se Barcelona do ta shkarkojë trajnerin, dhe kjo punë shihej si e kryer.
Pas takimit të jashtëzakonshëm të thirrur sot, tashmë edhe zyrtarisht është njoftuar për shkarkimin.
Setien ka dështuar nën drejtimin e Barcelonës duke i humbur skuadrës vendin e parë në La Liga.
Humbja 2:8 ndaj Bayern Munich ishte ajo që vulosi shkarkimin e trajnerit.
Thuhet se Ronald Koeman do ta zëvendësojë Setien në stolin e Barcelonës.