Një i ri 23-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi është qëlluar me armë zjarri, Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ndërsa informacionet paraprake thonë se G.K është qëlluar nga nje automjet me 14 plumba automatiku.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Daniel Matlija” të qytetit, ndërsa i riu ka ndërruar jetë në spital.
“Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, njofton Policia.
Kjo ngjarje vjen vetëm dy ditë pasi në Shirokë për shkak të përdorimit të armës, një 17-vjeçar u plagos rastësisht, ndërsa një i ri qëlloi drejt mjetit të një 46-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar.