Qeveria e re/ Sot marëveshja përfundimtare,takohen Ahmeti-Zaev

Sot ( e martë) është paralajmëruar takim mes kryetarit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe të integristëve, Ali Ahmeti. Është arritur progres serioz mes LSDM dhe BDI-së në lidhje me pothuajse të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë. Palët përmes kumtesës së përbashkët informojnë se vazhdojnë takimet e punës në mënyrë intensive me qëllim të arritjes së marrëveshjes për koalicion për Qeverinë e ardhshme.

Marketing

“Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar. Duke pasur parasysh pritjet e qytetarëve për një marrëveshje të shpejtë përfundimtare, në ditët në vijim shpresojmë të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e përbashkët, LSDM-BDI.