Në një kohë që në Europë raportohen rritje të rasteve të reja me koronavirus nga dita në ditë, duke bërë të mendohet se vala e dytë ka goditur kontinentin e vjetër, në Wuhan jeta është rikthyer në normalitet, transmetom a2cnn.
I konsideruar disa muaj më parë si vatra e shpërthimi të pandemisë së re duket se Ëuhan i ka harruar ato ditë. Fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë mijëra të rinj që janë bërë pjesë e një feste madhështore në Parkun Ujor të “Maya Beach” në Wuhan duke qëndruar pranë njëri tjetrit, pa maska.
Parku i argëtimit në Wuhan u hap në muajin qershor, pasi autoritetet lokale lehtësuan masat e izolimit pas 76 ditësh përpjekje për të ulur përhapjen e virusit.