Janë regjistruar 379 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut lidhur me masën për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse për fytyrë.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.