Interi kaloi me lehtësi në finalen e Europa League duke e mposhtur 5:0 Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale.
Lautaro Martinez dhe Lukaku me nga dy gola si dhe D’Ambrosio me një ishin golashënuesit për ekipin italian.
Pas ndeshjes, Antonio Conte u shpreh i lumtur dhe tha se tani na mbetet ta shijojmë finalen.
“E kaluam me lehtësi atë çfarë nuk ishte fare e lehtë, tani le ta shijojmë finalen e Europa League” – tha Conte.
Interi në finale do të takohet me Sevillën.