Filipinet janë goditur nga një tërmet me magnitudë 6,6 ka goditur në orët e para të ditës së martë.
Sipas autoriteteve, lëkundjet u ndjenë në Detin Samar, disa kilometra larg qytetit Kataingan.
Sikurse njoftojnë mediat, zonat përreth kanë pësuar dëme të shumta, me godina të rrëzuara. Deri tani, raportohet vetëm një i vdekur në qytetin me 50.000 banorë.
Sakaq, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të shpëtuar njerëz që kanë mbetur nën rrënoja.