Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës së sotme për shtyp informoi se po punohet në mënyrë intensive me Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe drejtorët e çerdheve shtetërore dhe ato private për hapjen eventuale të çerdheve. Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër dhe të enjten pritet një vendim final edhe për to, ku do të ketë edhe një konferencë për shtyp.