Koronavirusi/ 2 mijë raste të reja në Spanjë, rritet dhe Gjermania

Spanja ka raportuar në 24 orët e fundit 2.128 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar rritje në raport me një ditë më parë, kur shifrat flisnin për 1.833 raste, sikurse bën me dije agjencia Efe.

Marketing

Nivel rritës paraqesin shifrat e infektimeve edhe në Gjermani ku raportohen 1390 raste të reja. Megithë trendin dhe rritjen e moderuar gjatë dy javëve të fundit, shifrat qëndrojnë ende larg fillimit të prillit, ku raportoheshin deri në 6000 raste në dië. Në të gjithë vendin janë shënuar 224.404 persona të prekur nga Covid.