Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për koalicion në mes të LSDM-së dhe BDI-së.
“Përshëndesim arritjen e marrëveshjes, për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mes LSDM dhe BDI!”, është shprehur Dedaj përmes Facebook.
“Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fokusohet në luftën kundër virusit COVID-19, të reformave demokratike, stabilitetin politik, barazinë qytetare, zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike!”.