Franca e bën maskën të detyrueshme në vendet e punës

Maskat mbrojtëse do të bëhen të detyrueshme në pothuajse të gjitha vendet e punës në Francë, njoftoi sot Ministria e Punës.

Marketing

“Kjo masë prek të gjitha fushat ku punonjësit mund të kenë kontakt, siç janë sallat e mbledhjeve, hapësirat e hapura, korridoret, dhomat e ndërrimit ose hapësirat e përbashkëta të punës”, sqaroi Ministria e Punës.

Përjashtohen zyrat individuale, ku punon vetëm një punonjës.

“Në dritën e rritjes së rasteve të COVID-19, shëndeti i punonjësve, si edhe vazhdimi i aktivitetit ekonomik, janë në të njëjtën linjë”, tha ministrja e Punës, Elisabeth Borne.

Gjithashtu, ajo rekomandoi punën nga shtëpia, për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksionit dhe për të kufizuar përdorimin e transportit publik.

Masa do të hyjë në fuqi më 1 shtator.