Haziri: Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra të veriut të kalojnë në Serbi

Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka insistuar se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis.

Marketing

“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve.

Ai madje vazhdon ta sheh si një zgjidhje shkëmbimet e territoreve.“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”.

Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i sheh shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën Serbi. “Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”.

I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurtLeposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptarë i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi, përcjell Telegrafi.