Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se numri i të infektuarave aktiv në Komunën e Skenderajt është 50, ndërsa theksoi se janë shumica të shëruar.
Sipas tij, situata në këtë komunë me pandeminë është e menaxhueshme.
“Numri i saktë mund të jetë 50 aktiv sepse kemi shumë të shëruar kohën e fundit. Situata është e menaxhueshme”, është shprehur Jashari.
Ai foli edhe sa i përket hapjes së shkollave duke potencuar se duhet të hapen shkollat me dy ndërrime, mirëpo duhet të ketë shtrëngim të masave.
Mësimi duhet të filloje dhe unë jam që të fillojë mësimi me dy ndërrime. Masat duhet shtrënguar që ne ti respektojmë masat përndryshe mund të kemi pasoja”, ka thënë ai.