Grubi zëvendëskryeministër i parë, Osmani në Diplomaci, Besimi te Financat, Bekteshi në Ekonomi

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik do të jetë Artan Grubi, ndërkohë që Bujar Osmani do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Burime të besueshme të gazetës KOHA informojnë se ministër i Financave do të jetë Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, derisa me Ekologjinë do të udhëheq ministri aktual, Naser Nuredini.

Marketing

Kryeministri i parë për herë të parë merret nga një parti shqiptare, ndërkohë që vendimet, siç janë marrë vesh partnerët e koalicionit, do të merren me konsensus midis kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë.

Ndryshe, BDI do të udhëheq edhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, ndërsa më së voni deri sonte pritet të merret vesh emri i ministrit. Do të dihen paraprakisht edhe emrat e zëvendësministrave – gjashtë që do ti takojnë BDI-së. Në ndërkohë, tashmë është caktuar që ministër i Bujqësisë, dikaster kjo që i ka takuar Lëvizjes BESA, të jetë Arjanit Hoxha, sekretari i përgjithshëm i partisë.Koha.mk