Zvicër, bie kakao nga qielli

Banorët e një qyteti zviceran u habitën kur panë se nga qielli po binin në formë dëbore, grimca të një pluhuri kakaoje pasi sistemi i ventilimit në një fabrikë çokollate aty pranë, nuk kishte funksionuar mirë.

Marketing

Ndërmarrja Lindt & Spruengli konfirmoi raportet lokale të martën se kishte një defekt të vogël në ventilimin e ftohjes në fabrikën e saj në Olten, midis Zyrihut dhe Bazelit.

Kokërrat e grira të kakaos, janë baza e çokollatës.

Kombinuar me erëra të forta të mëngjesit, pluhuri u përhap në afërsi të fabrikës, duke lënë një tis të hollë kakaoje në qytet.

Kompania thotë se një makinë ishte e veshur lehtë, dhe se ka ofruar të paguajë për pastrimin e saj por ende nuk i ka ardhur ndonjë kërkesë.

Pasi sistemi i ventilimit u riparua, prodhimi i fabrikës ishte në gjendje të vazhdonte normalisht dhe kompania thotë se grimcat ishin plotësisht të padëmshme për njerëzit ose mjedisin.