Automjeti special “karrotrec” gjatë javës së kaluar nga sipërfaqet publike në Shkup ka larguar 191 automjete.
“Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 20 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 171 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga personi i tretë”, informojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.
Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 322 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 20 automjete u larguan me shërbimin “karrotrec” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.
Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara.
“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë” informojnë nga Qyteti i Shkupit.