Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e tij për president të vendit.
Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës
“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.
Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.
“Sa herë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.