Britania e Madhe vendos karantinën për Kroacinë dhe Austrinë

Britania e Madhe vendosi sot të përjashtojë nga karantina udhëtarët nga Portugalia dhe e bëri atë të detyrueshme për udhëtarët nga Kroacia, Austria, Trinidadi dhe Tobago, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 në këto vende.

Marketing

“Nëse mbërrini në BM pas orës 04:00 (03:00 GMT) të shtunën nga këto vende, do t’ju duhet t’i nënshtroheni një karantine 14-ditore”, tha ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, në Twitter, raporton ATSh.

“Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se ne mund të shtojmë Portugalinë në listën e vendeve të përfshira në korridoret ajrore të përjashtuar nga kjo masë”, shtoi ai.

Javën e kaluar, BM vendosi masën e karantinimit edhe për mbërritjet nga Franca, Holanda, Monako, Malta, Turqia dhe Aruba, duke shkaktuar kaos në kthimin e turistëve britanikë me pushime në këto vende, në veçanti në Francë.