Vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e Xhaferit caktohet në orën 12

Për sot në mesditë është caktuar vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit ku Talat Xhaferi duhet përsëri të zgjidhet për kryetar të Shtëpisë ligjvënëse.

Marketing

Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Afati për parashtrim të propozimit për zgjedhje të Qeverisë së re është 2 shtatori.