Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas rizgjedhjet së tij në këtë post, është shprehur se ky është një nder i veçantë për të.
Xhaferi tha se angazhimi i tij i ardhshëm në krye të dhomës ligjvënëse do të jetë një drejtim i pasuruar për vendin i drejt BE-së.
Xhaferi: Të nderuar qytetarë, më lejoni të falënderoj për detyrën jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të përgjegjshme që ma besoni, të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetar i dhomës ligjvënëse, dhomës së qytetarëve, me çka më jepni në dije se kontributi im i deritanishëm në ndërtimin e një institucioni funksional dhe një dhome realisht të hapur për Ju është valorizuar dhe respektuar, dhe kjo paraqet nder të veçantë dhe kënaqësi.
Dëshiroj t’ju siguroj se edhe angazhimi im i ardhshëm në krye të dhomës ligjvënëse do të jetë në drejtimin e njëjtë, mirëpo, i pasuruar për një përvojë më shumë, a gjithsesi, edhe në kushte tjera, më të volitshme për vendin tonë, i cili sot është anëtar i plotfuqishëm i Aleancës NATO, me kornizë të miratuar për negocim me Bashkimin Evropian për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në familjen evropiane. Ju faleminderit, Me mbështetjen Tuaj, asnjë qëllim nuk është i paarritshëm- tha Xhaferi.