Molla konsiderohet nga ekspertët si një zgjedhje e shëndetshme, e cila duhet të jetë pjesë e dietës së çdo individi.
Ajo është e pasur me fibra, lëndë ushqyese dhe proteina, gjë që e bën atë të përsosur për mëngjes, por edhe për t’u konsumuar mes vakteve.
Një studim i kryer së fundmi tregon se pjesa më e shëndetshme tek molla, është pikërisht ajo që hiqet prej saj.
Bëhet fjalë për thelbin e mollës, i cili mund të sigurojë 10 herë më shumë baktere të shëndetshme, se sa të konsumosh vetëm pjesën e jashtme.