Shtatë qytete me numër treshifror të rasteve aktive me COVID-19

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga 115 të diagnostikuar të ri me KOVID-19 në 24 orët e kaluara, shumica janë nga Shkupi (32), kurse numri është dyshshifror edhe në Shtip – 14, Gostivar – 11 dhe në Tetovë – 10. Më pak se dhjetë të infektuar të ri ka në 13 komuna: tetë raste në Dibër dhe Berovë, shtatë në Kumanovë, katër në Shën Nikollë, nga tre në Dellçevë, Ohër, Gjevgjeli, Kriva Palanka dhe Kërçovë, nga dy në Prilep dhe Veles dhe nga një rast i ri në Koçani dhe Probishtip.

Marketing

Në buletinin shëndetësor dje për 24 orë kanë ndërruar jetë tre pacientë prej të cilëve dy nga Shkupi të moshës 62 dhe 68 vjet dhe një nga Struga i moshës 68 vjeçare, të gjithë në kushte spitalore. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 225 pacientë të shëruar, prej të cilëve 146 nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 13.308, numri i pacientëve të shëruar është 9.977, i të vdekurve 557, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.774.

Aktivë në virus janë 2774 raste nga të cilat 833 janë në Shkup, kurse numri treshifror është edhe në gjashtë qytete të tjera – 298 në Gostivar, 294 në Kumanovë, 252 në Shtip, 160 në Tetovë, 136 në Strugë dhe 113 në Kërçovë. Nga komunat e Shkupit, numri treshifror është në Çair (114) dhe Gazi Babë (103) kurse numër të lartë (99) rasteve aktive ka në Aerodrom.

Pas disa ditësh heshtje, kur nuk kishte të infektuar të ri ose kishte vetëm një ose dy raste, numri i të infektuarve të ri në Dibër u rrit përsëri. Në 24 orët e fundit, KOVID-19 në këtë komunë janë konfirmuar tetë persona, me të cilët deri tani janë diagnostikuar 38 tani këtë muaj. Shtabi operativ komunal, sipas të cilit rritja është falë mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtjen e objekteve hotilerike, në plazhet në Liqenin e Dibërs dhe në shtëpitë ku ka grupime për arsye të ndryshme, apeloi të shmangen tubime dhe të rreptësisht të respektohen masat.

Rritje të të infektuarve të ri gjatë 24 orëve të fundit ka edhe në Berovë dhe Dellçevë, gjithsej 11.

Tre raste të reja të infektimit ka edhe në Kriva Pallankë, që është numri më i madh i të diagnostikuarve për 24 orë në këtë komunë nga fillimi i epidemisë.

Sipas rregullave të reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë, që nga dita e djeshme, qytetarët e Maqedonisë nuk kanë më nevojë të kenë test PSR kur hyjnë në Serbi, nëse ata vetëm kalojnë në territorin e saj. Periudha e tranzitit është e kufizuar në 12 orë nga momenti i kalimit të kufirit.

Hyrja në vend për shtetasit e Maqedonisë lejohet nëse kanë test PSR negativ për praninë e koronavirusit, jo më të vjetër se 48 orë nga data e lëshimit.

Dekreti i publikuar në Gazetën Zyrtare të Serbisë, i cili ka hyrë në fuqi që dje, thotë se Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia konsiderohen vende me rrezik.