Këtë mëngjes ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup realizuan aktivitete të larjes dhe dezinfektimit të rekuizitave të disa shesheve të lojërave për fëmijë në komunat Çair, Butel, Qendër dhe Karposh. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ku do të përshihet një pjesë e shesheve të lojërave për fëmijë në komunat tjera të qytetit.
“Filluam me aktivitete të larjes dhe dezinfektimit të shesheve të lojërave për fëmijë, sepse bëhet fjalë për lokalitete ku bashkëqytetarët tanë më të rinj kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me rekuizitat e vendosura.
Në këtë mënyrë, NP Higjiena Komunale-Shkup u përmbahet prioriteteve të saja kryesore – nivelit maksimal të pastërtisë dhe të higjienës në hapësirat publike në qytetin e Shkupit, si dhe mbrojtjes së shëndetit kolektiv”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.