Zgjidhjet kadrovike të Qeverisë së Zaevit janë pasqyrë dhe rast për të personalisht. Sikurse edhe vet ai, ashtu edhe propozimet e tij janë kuadro të vjetra të harxhuara të tranzicionit. Zoran Zaev e vendos Jagoda Shahpaska ministre të Punës dhe Politikës Sociale, arritja e saj e vetme në karrierën e deritanishme dhe atë që arriti ta punësojë të gjithë familjen në administratën shtetërore.
Ekziston dyshimi se derisa Shahpaska ishte deputete ajo e ka shfrytëzuar ndikimin e saj dhe e ka punësuar bashkëshortin e saj në “Pyjet e Maqedonisë” ndërsa edhe kunatën Maja Dvojakovska në Komunën e Berovës ndërsa nga ana tjetër ajo nuk ka bërë asgjë për Berovën e as për Pehçevën rajon prej nga vjen.
Cili është kualifikimi që Shahpaska e ka që të jetë ministre e Punës dhe Politikës Sociale, nëse është ajo që si deputete arriti të punësojë familjarët e saj?!
Këto nuk janë as kuadro të reja, as të aftë. Këto janë kuadro të vjetra të harxhuara, të cilat i kanë kaluar nga disa funksione ndër vite.
Beti Stamenkoska Trajkoska, deputete e VMRO-DPMNE-së