Italia regjistron mbi 1.000 raste me COVID-19 në 24 orë

Italia regjistroi 1 071 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke kaluar pragun simbolik prej një mijë raste për herë të parë që prej 12 majit, sipas një bilanci zyrtar të publikuar dje.

Marketing

Në raportin e përjavshëm, Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS), organizëm shëndetësor publik që varet nga qeveria njoftoi për një tendencë të një përkeqësimi progresiv të situatës epidemiologjike, duke e vënë theksin tek përhapja e virusit në të gjithë territorin kombëtar.

Rajonet që kanë regjistruar më shumë raste janë Latiumi (rajon i Romës, +215), Lombardia (rajon i Milanos, + 185) dhe rajoni i Venecias (verilindje, +160).

“Situata në rajonin e kryeqytetit është shqetësuese. 215 raste të reja përbëjnë një numër rekord”, theksoi Alessio D’Amato, zyrtar i institucionit shëndetësor të Latiumit.