Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ më 3 shtator përballën me Moldavinë, në sfidën që do të zhvillohet në Itali, ndërsa më 6 shtator, në ‘Fadil Vokrri’ presin Greqinë.
Pjesë e listës së Kosovës nuk është Vedat Muriqi, i cili është pjesë e spekulimeve në tregun e transferimit, për një kalim nga Fenerbahce te Lazio.
Njoftimi i FFK:
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë, më 3 shtator dhe kundër Greqisë, më 6 shtator. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 31 gusht, derisa përzgjedhësi Challandes në po atë ditë do të mbajë konferencë për media, në orën 11:00, në hotel “Emerald”.