Mirënjohje për 32 maturantë, nxënësit: Mësimi online nuk zëvendëson bankat

32 maturantëve – të parët e gjeneratës 2016-2020 dhe 2017-2020 nga 23 shkolla të mesme të Shkupit iu ndanë mirënjohje të veçanta dhe shpërblime në të holla në eventin tradicional. Por, edhe pse sivjet ata u cilësuan si më të mirët, sa ishte real vlerësimi që morën të gjithë nxënësit pas një gjysmë vjetori të tërë me mësim online. Për TVM2 ata thonë se janë adaptuar, sepse nuk kishin çfarë të bënin tjetër, por mësimin në klasë nuk e zëvendëson asgjë.

Marketing

“Normal që jo, mësimi bëhet prej në shtëpi, për disa është më relaksuese, gjithçka varet prej kushteve në shtëpi.”,- theksoi maturantja Rina Osmani.

“Mënyra online dhe në banka nuk është e njëjtë, por edhe kushtet nuk janë të njëjta si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.”,- theksoi maturantja Kadire Bajrami.

Studimet jashtë vendit, nxënësit: Përvojë e mirë, për të kontribuar më pas në vendin tënd

Me gjithë vështirësitë, ata do të vazhdojnë sigurisht shkollimin e tyre, si brenda dhe jashtë vendit nëse do të kenë mundësi. Madje, studimet jashtë i tërheqin më shumë, por pa anashkaluar mundësinë që pas përfundimit të kthehen të kontribuojnë në vendlindje.

“Përvoja që mund të merret jashtë është shumë me rëndësi, edhe pse në të ardhmen e shoh vetveten këtu, t’i ndihmoj vendit tim, të kontribuoj në vendin tim, por prapë mendoj të marrësh përvojë nga jashtë dhe të sjellësh në vendin tënd është shumë me rëndësi.”,- deklaroi maturantja Rina Osmani.

“Edukimin në arsim dua të vazhdoj në vendin tim, atë në fakultetin e drejtësisë.”,- tha një maturante.

“Nëse kontribuon diku tjetër dhe e sjellë atë kontribut në vendin tënd është shumë me rëndësi.”,- u shpreh maturantja Kadire Bajrami.

Për këta nxënës të shkëlqyer shkollimi i mesëm përfundoi me sukses, për nxënësit e tjerë ende nuk dihet se kur do të fillojë. Kreu i Shkupit Shilegov pret formimin e qeverisë së re dhe vendimin e MASH-it për fillimin e vitit shkollor, me përcaktim të hollësishëm të protokolleve mbrojtëse

Marketing