Takime të ndara në Qeveri të prindërve të cilët janë për mësim onlajn dhe të cilët janë për prani fizike

Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja Milla Carovska, ministri i Arsimit Arbër Ademi , ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe zëvendësministrja e Arsimit Elizabeta Naumovska, sot në takime të ndara pranuan përfaqësues të prindërve të cilët angazhohen për mësim onlajn dhe për mësim me prani fizike.

Marketing

“Në takimet përfaqësuesit e dy grupeve të prindërve patën rast t’i dëgjojnë qëndrimet dhe argumentet e tyre, si dhe të njoftohen në mënyrë të detajuar me vendimin e Qeverisë për modelin sipas të cilit do të organizohet dhe zbatohet mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm në kushte të Kovid-19, i cili është sjell në bazë të analizave dhe rekomandimeve profesionale të Komisionit për sëmundje infektive”, informojnë nga Qeveria.

Përfaqësuesit e prindërve të dy grupeve u njoftuan se modeli për organizimin dhe zbatimin e mësimit për vitin shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë me Kovid-19 parashikon mësim të kombinuar me disa përjashtime të cilat shkojnë në shtesë dhe në procesverbalet e onlajn mësimit dhe të atyre të cilët angazhohen për mësim me prani fizike.

“Prania e obligueshme fizike e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë, përfshin edhe konkludime për ata nxënës për të cilët prindërit do të theksojnë arsye të pranueshme për fëmijët e tyre mësimi të jetë i organizuar me mjete për internet, komunikim, gjegjësisht onlajn”, thonë nga Qeveria.

Prej atje informojnë se përjashtimi i dytë nga onlajn mësimi i obligueshëm për nxënësit nga klasa e katërt në arsimin fillor dhe për nxënësit deri në vitin e katër në arsimin e mesëm, mundëson mësim me prani fizike vetëm për ato shkolla në të cilat numri i nxënësve për çdo paralele nuk tejkalon 20, ku është e mundur realizim i kushtit të dytë për distancë fizike prej 1,5 metrave, mes nxënësve dhe me sigurimin e kushteve sanitare-higjienike për mbajtjen e higjienës së përgjithshme dhe personale të theksuara në Protokollet.

“Për këto përjashtime do të vendos grupi i punës i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të zyrës së kryetarit të Qeverisë, pas mendimit paraprakisht të marrë pozitiv nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria potencojnë se ky model i kombinuar, është theksuar në takim dhe është pranuar si model i cili në masë më të madhe I zvogëlon rreziqet për shëndetin e pjesëmarrësve dhe mësimdhënësve dhe njëkohësisht siguron zbatim të programeve edukative-mësimore.