Pandemia në Itali, rastet e reja thuajse dyfishohen në 24 orë

Vijon të përkeqësohet situata e koronavirusit në Itali. Vendi fqinj ka regjistruar 1367 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, gati dyfishi i një dite më parë.

Marketing

Pavarsisht shifrave alarmante, të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rritja e rasteve të reja ka ardhur dhe si pasojë e shtimit të testimeve pasi 93 mijë persona të dyshuar i janë nënshtruar tamponit.

Autoritetet njoftuan po ashtu se 13 pacientë e kanë humbur betejën me virus.

Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron 35 485 viktima dhe mbi 262 mijë të infektuar./