Një skaf ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën e Triportit në qytetin bregdetar të Vlorës.Në pamje duket se skafi është i përfshirë nga flakët dhe dëmet përllogariten të jenë të mëdha.
Mësohet se skafi kishte dalë me turistë në bord dhe pas një problemi teknik doli në breg.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar konkretisht zjarrin brenda mjetit.
Skafi kishte dalë në det pasi i ishte bërë remont dhe në bordin e tij ishte gjithashtu një sasi e madhe karburanti.