Katër kamionë janë përfshirë nga flakët mbrëmë vonë në Butel të Shkupit. Kamionët ishin të parkuara në një hapësirë të një kompanie private.
Njësitet e zjarrfikësve me shtatë automjete kanë arritur që të shuajnë zjarrin, duke evituar djegien edhe të dhjetëra kamionëve të tjerë që ishin për shpedicion. Zjarrit i ka shpëtuar edhe një depo me cisterna dhe materiale ndërtimi.
Nga Brigada e zjarrfikësve të Shkupit njoftuan se janë djegur katër kamion të tipit Volvo. Ministria e Brendshme mbrëmë ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe po heton rastin.