NBA – ekipet bojkotojnë ndeshjet play off në betejën kundër racizmit

3 muaj pas vrasjes së George Floyd një tjetër rast racizmi ka shpërthyer në Amerikë, këtë herë pas incidentit që ka ndodhur me Jacob Blake, duke rikthyer protestat anti-racizëm.

Marketing

Të përfshirë në këto protesta janë edhe lojtarët e NBA-së.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes së pestë play off mes Milwaukee dhe Orlando, lojtarët e Bucks vendosën ta bojkotojnë takimin.

Ata refuzuan të zbresin në fushë për ngjarjes së fundit raciste ndaj Blake dhe ky veprim i tyre pati një efekt domino.

Të gjitha ndeshjet play off që ishin në program për t’u luajtur sot në NBA janë anuluar (Houston-Oklahoma dhe Lakers-Portland).

Një vendim i papritur që erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kenosha, ku 29-vjeçari Blake është plagosur rëndë, pasi është goditur në shpinë me 7 pluma pistolete nga një polic.

NBA ka marrë vendimin që ndeshjet të shtyhen, por jo të anullohen, pa dhënë një datë të saktë se kur do të luhen ato.