Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk dëshiron të lejojë largimin e Lionel Messit.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Lionel Messi.
“Mundo Deportivo” raporton se Bartomeu është i vendosur ta bind argjentinasin të braktisë planet e tij për largim nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona.
Mirëpo, Bartomeu dhe drejtuesit e klubit ende besojnë se aio mund të bindet të mbetet në klub.
Messi ka kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2021.
Në ndërkohë, Manchester City spekulohet se ka bërë lëvizjet e para në lidhje me transferimin e Messit duke e ribashkuar me ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.