Qytetarët e vendit do të fitojnë qeveri të qëndrueshme, efikase dhe të përgjegjshme që do të garantojë vazhdimësi në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta strategjike siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian, marrëdhëniet të mira fqinjësore dhe ndëretnike, kohezioni i brendshëm, trajtimi i pandemisë globale të koronavirusit dhe energjisë së re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillimi i qëndrueshëm, arsimi modern, shtet të së drejtës efektiv dhe institucione të forta.
Mandatari Zoran Zaev paraqiti propozimin për Qeveri e cila është e gatshme të punojë për mandat të plotë katër vjeçar i përbërë nga 19 ministra dhe ministre, të cilët të gjithë së bashku angazhohen për të udhëhequr përpara, të punojnë edhe më shumë dhe më mirë dhe së bashku me qytetarët do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për secilin dhe për t’u bërë mjedis më i mirë jetese.
Programi i punës i Qeverisë pasqyron plotësisht angazhimin e të gjitha partive politike që janë pjesë e koalicionit për luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, pastrim të plotë të gjyqësorit dhe verifikimin e prejardhjes së pasurisë dhe parave të të gjithë zyrtarëve.
Të gjithë partnerët e koalicionit bien dakord të vazhdojnë të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjeve me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, e cila solli anëtarësimin në NATO dhe vendim për të filluar negociatat me BE-në si dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit e cila është themeli i bashkëjetesës në paqe.
Nisur nga periudha në të cilën gjendemi dhe situata me Kovid-19, qeveria e re do të angazhohet për investime serioze në shëndetin publik që të ketë kapacitete edhe më të përgatitura dhe staf të motivuar që do të luftojnë koronavirusin.
Një nga shtyllat është lufta kundër ndotjes dhe zgjidhja e këtij problemi përmes politikave thelbësore dhe procesit gjithëpërfshirës të mobilizimit të të gjitha kapaciteteve të disponueshme.
Këto janë parimet dhe vlerat që do të udhëheqin Qeverinë e re e cila do të zbatohet nga stafi përgjegjës, profesional dhe i përgjegjshëm, me mision dhe qëllime konkrete, të cilat do të kenë për detyrë të punojnë jashtëzakonisht dhe veçanërisht për qytetarët dhe veçanërisht për transformimin evropian të vendit.
Qendra për komunikim me publikun nga LSDM