Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili në Qeverinë e Re është propozuar që të udhëheq me Ministrin e Punëve të Jashtme ka falënderuar ekipin e SÇE-së për sukseset e arritura në këtë dikaster.
“Kishim një mandat të shkëlqyeshëm me rezultate historike”, shprehet mes tjerash Osmani.
“Më duhet ta pranoj se, kur fillova kryesimin me SÇE-në, nuk kisha edhe aq shumë shpresë dhe optimizëm. Por tani, kur vështroj pas – rezultatet i tejkalojnë pritjet që i kisha në fillim.
Sukseset asnjëherë nuk i arrin vetë, por ato janë rezultat i punës në ekip, përkushtimit dhe përpjekjeve të shumta. Kishim një mandat të shkëlqyeshëm me rezultate historike për çka duhet të jemi krenarë dhe për çka meritoni çdo lëvdatë.
Kjo nuk është lamtumirë. Vazhdojmë në rrugë të ndryshme deri tek qëllimi përfundimtar – anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian!
Ju faleminderit…”, ka shkruar Osmani në facebook.